Haxhiu pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj: Dhuna duhet të dënohet ashpër

Haxhiu pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj: Dhuna duhet të dënohet ashpër

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj, duke thënë se dhuna e këtyre përmasave është alarm që duhet të mobilizojë institucionet e policisë, prokurorisë dhe gjykatave, t’i trajtojnë me prioritet e me seriozitetin maksimal rastet e tilla, kurse dhunuesit të vihen përballë drejtësisë.

Ajo ka shkruar në Facebook se dje nga mediat mësuan se një tjetër dhunim ndaj një gruaje të re 18-vjeçare ka përfunduar me fatalitet, shkruan Gazeta “Enigma”.

“Inkurajimit të qytetarëve për të raportuar dhunën, duhet t’i përgjigjemi me veprime konkrete, në gjetjen e dhunuesve dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë. Është e domosdoshme të veprojmë, pa vonesa, e me përkushtim maksimal. Cenimi i lirisë, qoftë përmes ngacmimeve seksuale, shantazheve e deri te dhuna ndaj grave apo kujtdo tjetër, është e papranueshme dhe si e tillë duhet të trajtohet, pa kompromis ndaj dhunës, e me dënimin e merituar ndaj dhunuesve. Ky fenomen duhet të luftohet pareshtur. Dhuna nuk mund të normalizohet, si rrjedhojë duhet të dënohet ashpër”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Ferizaj dha detaje të tjera në lidhje me rastin tragjik që ndodhi në Ferizaj ku një 18-vjeçare ishte dërguar në Emergjencë pa shenja jete.

Related Articles