Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar zyrtarin korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, i cili u arrestua nën dyshimin për marrje ryshfeti.
LEXO EDHE: Suspendohet nga puna oficeri i arrestuar sot nën dyshimin për ryshfet
Ajo, duke rishpërndarë njoftimin e SHKK-së, ka paralajmëruar se zyrtarët që e keqpërdorin detyrën e tyre do të largohen nga vendet e punës.
“Zyrtarët që keqpërdorin detyrën e tyre do të suspendohen dhe largohen nga vendi i punës. Në këtë rast, ftoj qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për raportimin e keqpërdorimeve të mundshme në institucionet korrektuese, por jo vetëm. Sikurse do të angazhohemi për kthimin e dinjitetit të oficerit korrektues, por edhe stafit të institucioneve korrektuese, po ashtu nuk do të tolerojmë shkeljet e tilla”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Gazeta Enigma/.