Nënkryetari i Lidhjes i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se subjekti politik të cilit i takon nuk do të hyjë më në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
I pyetur nëse do të ketë mundësi për bashkëqeverisje mes këtyre dy subjekteve politike, Haziri është treguar i prerë.
“Jo, ne i kemi thanë që e respektojmë rezultatin zgjedhor të çdo partie që e ka një votë më shumë se ne, këtë rast po flasim për një dallim shumë më të madh, por ata e kanë mandatin dhe duhet me i realizu pritjet që i kanë shkaktuar vet”, ka thënë Haziri mbrëmë në RTV21.
Haziri i pyetur nëse kjo do të mund të ndodhte sikur koalicioni do të kërkohej për hir të stabilitetit politik në Kosovë.
“Na ka humbur motivi dhe e drejta me arsyetu, por edhe motivi unë i brendshëm që për hir të vendit me vazhdu me u urë e çdo partie politike në këtë vend”, tha ai.