Haziri për letrën e Kurtit: E kemi trajtuar me seriozitet, ne as nuk gutemi as nuk vonohemi

Haziri për letrën e Kurtit: E kemi trajtuar me seriozitet, ne as nuk gutemi as nuk vonohemi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një deklaratë për media ka thënë se kjo parti nuk do të vonohet dhe do të japë një përgjigje sa i përket letrës së fundit të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, e publikuar mëngjesin e sotëm, duke shtuar se kjo letër është rrethanë e re politike, raporton Gaazeta “Enigma”.

“LDK-ja ka filluar konsultimet. Për koalicion vendos vetëm Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. Nuk ka ndryshim në qëndrim. Abdixhiku si kryetar i LDK-së e ka mandatin e plotë të përfaqësimi të LDK-së dhe çdo lloj formati të përfaqësojë LDK-në për qëllime politike, me kohë do të përgjigjet”, tha Haziri në “Rubikon”.

“Sonte LDK duhet me qenë e gatshme të reagojë mençur si çdo herë, ne as nuk ngutemi e as nuk vonohemi. E kemi trajtuar me seriozitet, as nuk vonohemi, ju siguroj që sonte LDK-ja nuk vonohet”, u shpreh tutje Haziri.

Related Articles