Haziri për Qeverinë Kurti: E zhytur në korrupsion, dështimi i madh ka nisur të vijë

Haziri për Qeverinë Kurti: E zhytur në korrupsion, dështimi i madh ka nisur të vijë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Qeveria Kurti është e zhytur në afera korruptive.

Haziri është shprehur se qytetarët vetëm se kanë filluar t’i kenë reagimet e para të pakënaqësisë ndaj këtij ekzekutivi të tanishëm.

“Është e zhytur aq shumë në korrupsion, ka me pasë vërtetë problem me dalë para njerëzve. Kur shkaktohen pritje të mëdha te njerëzit dështimi i madh vjen, dështimi i madh ka nisë të vijë, këto janë paralajmërimet e para”, ka thënë ai.

Haziri ka folur për aferat e grurit, të energjisë e të vajit, teksa ka thënë se edhe njerëzit nga kabineti qeveritar kanë nisur të largohen.

“Ne po harrojmë se afera e grurit, po e mbulon aferën e energjisë, afera e energjisë ajo është rrymë, por është qindra miliona dollarë ka njerëz në burg për ato çështje. Ose afera e vajit po e mbulon aferën e grurit, ose afera e kamionit të blemë që është transaksion ndërkombëtar financiar”.

“Nëse i liston lista është bërë jashtëzakonisht e gjatë e problemeve serioze, përveç kësaj pesë anëtarë të kabinetit janë në hetime aktive, njerëzit nga vet kabineti ia nisën të largohen”, ka thënë Haziri.

Related Articles