Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se nuk do t’i shkojnë në takime Lëvizjes Vetëvendosje, pasi ai vlerëson se “s’ka nevojë të humbet kohë”.
Ai ka deklaruar se qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar.
“Nuk kemi parë qëllim për t’u takuar sa për t’u parë. Qëndrimi i LDK-së nga debati është konfirmuar dhe i njëjti. Meqë s’kemi ndërruar qëndrim politik, s’kemi nevojë t’i shkojmë askujt në takim e as të ndihemi të përdorur. Ky qëndrim politik është zbardhur dhe konfirmuar nga z.Abdixhiku. Ne nuk shohim asnjë qëllim”, ka thënë Haziri ne KTV.
Për konstituimin e Kuvendit ai ka thënë se është detyrë e partisë fituese të zgjedhjeve dhe se askush nuk e ka ndërmend me “i dhënë partisë së parë oksigjen politik”.