Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për raportin në lidhje me helmimin e ushtarëve të FSK-së ditë më parë.
Raporti i lëshuar nga IKSHPK-ja thotë se rezultatet kanë rezultuar pa bakterie patogjene të cilat shkaktojnë helmim në ushqim.
Madje, nga IKSHPK është rakomanduar aplikimi i masave më rigoroze gjatë përgatitjes së ushqimit në mënyrë higjienike
Ndryshe, pesë ushtarë të FSK-së ishin dyshuar se ishin helmuar pasi hëngrën syfyrin në kazermën “Newborn” në Gjilan.
Lidhur me këtë rast ka folur për Gazetën Enigma Inspektori sanitar për rajonin e Gjilanit, Shefik Beqiri, i cili tha se ushtarët janë ankuar se janë helmuar.
“5 ushtarë kanë pas jashtëqitje, por nuk kanë dhimbje, mostrat e ushqimit i kemi marrë. Kemi marrë shenjat klinike të ushtarëve, masat i kemi marrë sot. Po presim rezulatet”, ka thënë ai. /Gazeta Enigma/.