Kosova ka marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të hendbollit “Yellow Cup”.
Turne ky që u mbajt nga e premtja deri të dielën në Winterthur të Zvicrës.
Kosova, u mposht me rezultat 28:25, nga Italia.
Italianët u shkëputën vetëm në minutat e fundit të ndeshjes së barabartë.
Gjatë ndeshjes edhe Kosova ishte në epërsi prej tri golave, ndërsa pas pjesës së parë ka udhëhequr 15:13.
Kosova është mposhtur dukshëm më thellë nga Holanda e Zvicra.
Leonard Gegaj e Drilon Tahirukaj ishin më efikasët te Kosova ndaj Italisë. Gegaj i shënoi pesë gola nga gjashtë tentime, ndërsa Tahirukaj i kishte pesë gola nga tetë tentime. /Gazeta Enigma