“Hiking Njeri Kosova”: Nuk u lejuam t’i vizitojmë Malet e Sharrit nga Policia e Kosovës dhe AKI-ja

“Hiking Njeri Kosova”: Nuk u lejuam t’i vizitojmë Malet e Sharrit nga Policia e Kosovës dhe AKI-ja

Grupi i alpinistëve “Hiking Njeri Kosova” ka bërë të ditur se nuk janë lejuar t’i vizitojnë Malet e Sharrit sot nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

“Ju informojmë se për shkak të disa problemeve në rajonin e Sharrit të Shtërpcës, vendi ku kemi pasë të shkojmë në Liqenin e Jazhincës, HIKINGNJERI ndërron destinacionin për në LIQENAT TË RUGOVËS (PEJË)”.

“Para pak çasteve na lajmëruan Policia e Kosovës dhe AKI se për një kohë te pacaktuar janë të ndaluara ecjet në komplet bjeshkët e Sharrit. Ecjen “Hike and Swim” do ta bëjmë në Liqenatin e bukur të Rugovës pasi tani dy liqenet janë komplet të shkrira dhe të mbushura me ujë”, thuhet në njoftimin e “Hiking Njeri Kosova”.

Related Articles