Hodhi lëndë djegëse në veturat e Policisë, Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për të dyshuarin

Hodhi lëndë djegëse në veturat e Policisë, Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit me inicialet T.K., nën dyshimin për shkatërrim të objektit dhe të automjeteve zyrtare të Policisë së Kosovës më 21 gusht, raporton Enigma.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ai kishte rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë, duke hedhur lëndë djegëse në drejtim të tyre.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se me datë  21.08.2024 rreth orës 17:45 minuta para objektit të policisë së Kosovës-Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, me dashje dhe me qëllim që të bëjë shkatërrim të objektit dhe të automjeteve zyrtare ka shkaktuar dëm material dhe rrezik të madh për jetën e zyrtarëve policor, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri T.K., i pajisur me katër shishe të mbushura me benzinë dhe vaj të djegur, afrohet tek objekti i policisë dhe i hedh të gjitha shishet në drejtim të objektit të cilat përfundojnë në dy automjete zyrtare të policisë ku të njëjtat i kaplon zjarri mirëpo me shpejtësi reagojnë zyrtarët policorë dhe e shuajnë zjarrin dhe më pas e arrestojnë të pandehurin i cili ishte duke u larguar nga objekti i  policisë”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri, ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Related Articles