Presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka reaguar pas miratimit nga parlamenti holandez të kuadrit negociator për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, raporton Gazeta Enigma.
Meta shkruan në Facebook se “plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi”.
Më tej, Meta bën thirrje për ruajtje të fokusit te plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve. “Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin te plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve”./Gazeta Enigma/
postimi i plotë: