Deputeti Avdullah Hoti, në vargun e akuzave kundrejt ekzekutivit, sot vëmendjen e ka pasur tek investimet kapitale, duke thënë se është i katërti vit me radhë i humbur në këto investime, raporton Gazeta Enigma.
Sipas Hotit, nga 913 milionë euro të parapara për investime kapitale, për nëntë muaj janë shpenzuar vetëm 325 milionë euro.
“Realizimi tepër i ulët, në veçanti nga disa ministri, tregon dembelinë dhe mungesën e kompetencës të ministrave, si dhe dështimin e Kryeministrit për mbikëqyrjen e punës e ministrave”, ka shkruar Hoti.
“Jo vetëm që shuma e investimeve kapitale në bujqësi është tepër e ulët, vetë 3.8 mil euro, por edhe ato nuk realizohen. Nuk figuron asnjë projekt për ujitje të tokave bujqësore”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë: