Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar Kosovën për Ditën e Kushtetutës.
Hovenier, përmes një postimi në Twitter, tha se ndihet krenar që mbështet popullin dhe institucionet e Kosovës, duke cituar edhe një fragment nga Kushtetuta e Kosovës.
“Ne, populli i Kosovës, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj… Urime Ditën e Kushtetutës, Kosovë! Krenar që mbështes popullin dhe institucionet e Kosovës”, ka shkruar Hovenier në Twitter. / Gazeta Enigma.