Pronari i Akhmat s’e le me u ftof Berishën, ia bjen çeben me vlerë 2 mijë euro

Pronari i Akhmat s’e le me u ftof Berishën, ia bjen çeben me vlerë 2 mijë euro

Skuadra Akhmat Grozny ka fituar dje ndaj Ural me rezultatin 2-0, për të marrë tre pikë të reja në Superligën e Rusisë.

Në këtë ndeshje u paraqit edhe Bernard Berisha, i cili ishte protagonist me golin e shënuar, shkruan LIG Sport.

Berisha realizoi golin e dytë në këtë ballafaqim pas 57 minutave lojë, për t’i dhënë qetësi e siguri ekipit.

Më pas Berisha u zëvendësua, ku edhe kishte përkujdesin maksimal. Në bazë të pamjeve të publikuara, ai shihet i mbështjellur nga një “çebe” e markës “Louis Vuitton”, e cila kap shifrën e 2 mijë eurove!

Më poshtë pamjet e publikuara nga momenti i Berishës në bankë:

Related Articles