Hovenier në takim me Sveçlën: ShBA-ja do ta mbështesë Kosovën në luftën kundër krimit

Hovenier në takim me Sveçlën: ShBA-ja do ta mbështesë Kosovën në luftën kundër krimit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, është pritur në takim nga ministri i Punëve të Brendshmë, Xhelal Sveçla.

Pas takimit, Hovenier përmes një shkrimi në Tëitter ka falenderuar Kosovën për pritjen e refugjatëve afganë.

Tutje ambasadori tha se SHBA dhe institucionet e Kosovës do të bashkpunojnë fuqishëm në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

“Falënderoj Kosovën për pritjen e përkohshme të afganëve. Diskutuam për mbështetjen e qëndrueshme të SHBA-së për institucionet e zbatimit të ligjit tnë Kosovë dhe si dhe bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit”, shkroi Hovenier. /Gazeta Enigma/.

Related Articles