Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka thënë se pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri, ne e vlerësojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ato mjekësore duke u bashkuar me partnerët për të ndihmuar operacionet në rajon. SHBA-ja ka mbështetur FSK-në në ngritjen e kapaciteteve të saj të sigurisë, ndihmës mjekësore dhe humanitare”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Postimi i plotë:
Following the devastating earthquakes in Türkiye & Syria, we appreciate @KSF_Kosova search & rescue and medical teams joining partners to assist operations in the region. The U.S. has supported KSF in building its security, medical and humanitarian assistance capacity. https://t.co/yI4QNZm2ct— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 7, 2023