Një person nga Medvegja ka kohë që po i mashtron njerëzit duke u paraqitur si “hoxhë” nga Bashkësia Islame e këtij vendi, shkruan Gazeta “Enigma”.
Ai zakonisht po i paraqitet familjarëve që janë duke kërkuar para për raste humanitare dhe po ju kërkon shuma të ndryshme të parave si pretekst për marrjen e informatave të tyre për t’ia dërguar parat e mbledhura sipas tij që t’iu dorëzohen familjes në fjalë.
I njëjti person ka kontaktuar me redaksinë e Gazetës “Enigma” i cili ka kërkuar kontaktin e një familje që ishte duke kërkuar ndihma për një familjar.
Disa ditë më vonë personi që ishte duke kërkuar ndihmë ka kontaktuar me “Enigmën”, i cili ka njoftuar se ka rënë pre e “hoxhës nga Medvegja” i cili ia kërkon 350 euro që t’i dorëzohen për marrjen e informatave sipas tij që t’i dorëzojnë shumën e mbledhur sipas këtij të fundit.
Gazeta “Enigma” ka provuar të kontaktoj me “hoxhën nga Medvegja” por i njëjti ka bllokuar kontaktin. Në lidhje me këtë çështje “Enigma” ka kontaktuar edhe me Bashkësinë Islame të Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë ende përgjigje. /GAZETA ENIGMA/