Hoxhaj: Gjatë qeverisjes së Kurtit s’do të ketë liberalizim të vizave

Hoxhaj: Gjatë qeverisjes së Kurtit s’do të ketë liberalizim të vizave

Enver Hoxhaj nga PDK-ja me të filluar seanca e sotme e Kuvendit ka adresuar një varg kritikash karshi Qeverisë aktuale, raporton Gazeta “Enigma“.

Ai madje ka theksuar se për 15 vjet, përfaqësuesit e LVV-së kanë folur për politikë të jashtme 2051 herë.

“Deri më tash, në këto 15 vjet, zoti Kurti dhe të tjerët keni folur 2051 herë në konferenca për shtyp në media në Kuvend dhe sot se keni një program. Nuk ka njohje dhe nuk pres që do të ketë, nuk ka anëtarësime dhe s’ka me pas anëtarësime. Nuk ka marrëveshje me BE të reja, e as s’do të ketë, nuk do të ketë as liberalizim të vizave”, tha Hoxhaj.

Tutje ai ka shtuar se “Është mirë që kryeministri Kurti po rreshtohet karshi Ukrainës, është mirë që po vepron globalisht por nuk po vepron lokalisht”.

Në seancën e sotme është duke u debatuar për Politikën e jashtme të vendit. /Gazeta Enigma.

Related Articles