Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se përkrah mbajtjen e konventës zgjedhore të kësaj partitë gjatë qershorit.
“Kam vizituar këto ditë degët e PDK dhe ka një kërkesë prej strukturave që PDK duhet të hapet si reflektim i rezultatit zgjedhor, duhet profilizuar duke sjell njerëz të rinj, duhet riorganizuar politikisht – me një platformë të re politike. Duhet riorganizuar edhe në planin organizativ, që të ndodhë një ndryshim. Në pikëpamjen time si Ushtrues detyre i kryetarit kjo do të duhej të kulmonte me një konventë që duhet të mbahej këtij muaji”, është shprehur Hoxhaj.
“Kjo konventë duhet të reflektojë për pritjet e anëtarësisë dhe strukturave të PDK-së. Nuk ka mospajtime. Sonte po konfirmoj që si Ushtrues detyre i kryetarit jam i gatshëm që ta nisë një proces të tillë meqë kjo do të krijonte momentum të ri për zgjedhjet lokale për PDK”.
Hoxhaj në Rubikon ka thënë se nga kjo konventë do të duhej të dilte edhe kryetari i ri i PDK-së. Ai vet nuk ka konfirmuar nëse do të jetë vet kandidat për kryetar. “Nuk kam menduar deri tash. Është debat tjetër”, tha ai.