Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk do të jetë kandidat për kryetar të PDK-së.
Hoxhaj pohoi se ky vendim nuk është ikje nga përgjegjësia, por vendimi më i mirë që ai ka marrë.
“Unë nuk jam kandidat për kryetar, nuk është ikje nga përgjegjësia, ky është vendimi më i mirë që e kom marrë. Si një njëri i shkolluar në perëndim, çdo herë kam besuar që gjenerata e re mund ta bëjë ndryshimin në PDK, kurse detyra jonë si lidership është ta mbështesim lidershipin që del nga Konventa e 3 korrikut”, tha ai.
Hoxhaj pohoi se PDK ka nevojë për reforma.
“Nga e shtuna PDK hap një kapitull të ri, që duhet të shënojë rikthimin e PDK-së. Do ta mbështes lidershipin që del nga kjo konventë. Të gjithë përvojën do të ja kushtojë PDK-së dhe reformave. Me PDK-në kemi pasur momente shumë të mira”, theksoi ai.
Konventa e PDK-së do të mbahet më 3 korrik.