Hoxhaj zyrtarizon kandidaturën e Aliut: Modelin e qeverisjes në Ferizaj do ta përhapim në komunat e tjera

Hoxhaj zyrtarizon kandidaturën e Aliut: Modelin e qeverisjes në Ferizaj do ta përhapim në komunat e tjera

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka zyrtarizuar kandidaturën e Agim Aliut për kryetar të komunës së Ferizajt në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.

Hoxhaj ka thënë se modelin e qeverisjes në Ferizaj do ta bartin edhe në komunat e tjera.

“Sot jemi këtu për dy gjëra. E para, jemi këtu për të falënderuar Agim Aliun për punën e jashtëzakonshme që ka bërë për Ferizajn dhe qytetarët gjatë këtij mandati. Agimi ka dhënë shembullin adekuat sesi qeveriset në të mirë të qytetarëve. Dhe e dyta, për t’i kërkuar edhe zyrtarisht tani që punën e mirë ta vazhdojë edhe për 4 vite të tjera. Prandaj, po. Agimi gëzon besimin e plotë timin, të partisë, strukturave dhe çfarë është më e rëndësishmja, të qytetarëve të Ferizajt që të vazhdojë ndryshimin e madh që ka nisur në këtë qytet. Si parti e lirisë, e pavarësisë dhe e shtetndërtimit ne jemi parti edhe e punëve e përgjegjësive që marrim ndaj qytetarëve. E shembulli më i mirë është Agim Aliu në Ferizaj – model që do ta bartim nga tetori i këtij viti edhe në komunat e Kosovës si në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Klinë, Skenderaj, Drenas e deri në Sharr”, ka thënë ai.

Related Articles