Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxha nga Peja, Eroll Rexhepi, publikoj disa pamje nga kamerat e sigurisë së shtëpisë së tij ku shihet një person i maskuar duke i vënë zjarrin veturës së tij, raporton Gazeta Enigma.
Hoxha ka njoftuar se përveç dëmeve materiale nuk ka njerëz të lënduar si dhe ka bërë thirrje që i dyshuari të kapet sa më shpejtë nga organet e rendit.
Dirton Rugova nga Policia rajonale e Pejës tha për Gazetën Enigma se rasti në fjalë është cilësuar si “zjarrvënie” dhe është duke u hetuar. /Gazeta Enigma/