Huliganizmi po i rrezikon investitorët të largohen nga basketbolli kosovar, kërkohen që atyre t’iu ndalohet përjetë hyrja në palestra

Huliganizmi po i rrezikon investitorët të largohen nga basketbolli kosovar, kërkohen që atyre t’iu ndalohet përjetë hyrja në palestra

Basketbolli në Kosovë për sezonin e ri 2023/2024 nisi me Superkupën që u zhvillua në Suharekë.

Superkupa pritej të jepte, spektakël, emocione dhe adrenalinë të madhe nga tifozët në tribuna, por nuk ndodhi e njëjta gjë, spektakëli, adrenalina dhe emocionet u dhuruan vetëm nga lojtarët në parket.

Superkupën e Kosovës e fitoi KB Trepça që triumfoi ndaj KB Pejës në finale, por fitimi i këtij trofeu mbeti nën hije për shkak të huliganizmit të treguar në tribuna nga tifozëria e këtyre dy ekipeve.  

Finalja e Superkupës mes Trepçës dhe Pejës u përcjellë me shumë incidente mes dy tifozërive të këtyre skuadrave, duke bërë që gjyqtarët të kërkonin largimin e “Torcidave” nga tribunat dhe aty të qëndronin vetëm “Shiponjat” e Pejës. Me të përfunduar ndeshja, duke dalur nga palestra tifozët e Pejës pati incidente dhe tentim për përleshje edhe jashtë palestrës.

Gjatë përleshjes mes tifozërive në palestër gjatë pjesë së parë, pësoi lëndim edhe gazetarja dhe komentatorja e sportit, Ulpiana Emra e cila u godit me një shishe të plastikës në shpindë, e cila i shkaktoi vështirësi në frymarrje. Ulpiana Emra nuk ishte e vetmja gazetare që u sulmua në Superkupë, pasi edhe komentatori i Kujtesa Sport, Agon Radoniqi në ndeshjen çerekfinale mes Trepçes dhe Bashkimit u godit me fishekzjarre.

Njëri prej donatorëve kryesor në vitet e fundit në basketbollin kosovar, pronari i Golden Eagle, Shaqir Palushi ka bërë thirrje që të ndalet dhuna në sport dhe si pasoj e huliganizmit është duke bërë që ai t’i shqyrtoj invenstimet në sport e në veçanti në basketbollin kosovar.

Largimi i Palushajt do ta dëmtonte shumë basketbollin kosovar e në veçanti skuadrën e KB Yllit, ku është sponzor kryesor i kësaj skuadra e cila në vitet e fundit ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

“Ne si kompani e ndiejmë të nevojshme të reagojmë, duke i parë nga afër zhvillimet e fundit jemi të detyruar të shqyrtojmë investimet tona në Sport e Basketboll, shpresojmë dhe bëjme thirrje që skenat e dhunës të marrin fund e kurrsesi të mos përsëriten sepse po i druhemi më të keqes e që urojmë të mos ndodhë kurrë”, ka shkruar Shaqir Palushi, përcjellë Gazeta Enigma.

Njohësit dhe gazetarët sportiv Tahir Sopi dhe Arbër Loxha, në një bisedë për Gazetën Enigma kanë folur për ndodhitë e fundit në Superkupën e Kosovës në basketboll.

Tahir Sopi thotë se në Superkupë pritej spekakël, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi akterët kryesor ishin huliganët nga të cilët pësuan edhe gazetarët.

Sipas Sopit këta nuk mung të konsiderohen tifozë, pasi nuk ia dojnë të mirën basketbollit dhe nuk duhet të lejohen që të futen në palestra.

Superkupa, e cila duhej të ishte spektakël dhe paralajmërim për edicionin e ri, sërish shfaqi ato skenat që e kanë përcjell basketbollin vitet e fundit. Po ashtu, edhe gazetarët pësuan nga huliganët, të cilët nuk mund të konsiderohen vetëm tifozë basketbolli. Problemi është tek individët e caktuar, prej të cilëve tifogrupet duhet të distancohen dhe ata persona mos të lejohen fare në palestra sepse nuk ia duan të mirën këtij sporti dhe rrezikojnë të tjerët që shkojnë në palestër për ta shijuar ndeshjen”, thotë gazetari Tahir Sopi për Gazetën Enigma.

Sopi thuhet se duhet të merren masa të ashpëra nga FBK-ja për këta fizo që nuk i nevojiten basketbollit.

FBK edhe edicionin e kaluar pati ndërmarr disa hapa por duket se masat duhet të jenë më të ashpra, nëse është nevoja mos ti lënë fare tifozët në palestra për një kohë të caktuar. Tifozët e tillë që rrezikojnë sigurinë nuk i nevojiten asnjë sporti, në veçanti basketbollit”, thotë ai.

Sipas Tahir Sopit askush nuk dëshiron të investitoj ku skenat e huliganizmit lënë nën hije garën sportive, ai thotë se nuk e besafon parlajmërimi i investitorit të Yllit dhe i se i friksohet edhe largimit të sponsorëve të tjerë nga basketbolli. Sipas tij, ma mirë të luhet pa tifozë sesa klubet të mbesin pa sponsor.

Normalisht, se sjelljet e tilla të tifozëve janë të dëmshme edhe për klubet. Shkaku i tyre klubet pësojnë dhe gjobiten nga federata, ndërsa rreziku më i madh është edhe largimi i sponsorëve. Nuk më habit paralajmërimi i investitorit të Yllit sepse askush nuk dëshiron të investojë diku ku skenat e huliganizmit lënë nën hije garën sportive. Frikësohem se edhe investitorët tjerë do të paralajmërojnë tërheqje të tilla dhe kjo nuk është aspak mirë për një sport që në vendin tonë ka popullaritet të madh. Më mirë të luajmë pa tifozë sesa klubet të mbesin pa sponsorë shkaku i tyre”, potencon Tahir Sopi.

Tahir Sopi pret që Federata e Basketbollit e Kosovës të delë me vendime më të rrepta sesa në ediconin e kaluar.

“FBK besoj se shpejt do të dalë me hapa konkrete dhe më të rrepta sesa edicionin e shkuar. Në bashkëpunim me organet e rendit duhet ti identifikojnë huliganët dhe të marrin masa ndaj tyre. Nëse është nevoja ti përjashtojnë përjetë nga palestrat e basketbollit. E këtu duhet të ndihmojnë edhe klubet, të cilat më lehtë mund ti identifikojnë huliganët. Tifozët e tillë janë të dëmshëm për sportin, basketbollin në këtë rast, andaj nuk duhet të jenë të mirëseardhur në palestra”, vlerëson Tahir Sopaj.

Kurse, gazetari dhe komentatori i sportit, Arbër Loxha thotë se mund të bëhet që çdo tifoz të identifikohet përmes biletës për t’i ikur huliganizmit.

FBK-ja realisht nuk mund të bëj më shumë përveç se të bllokoj klubet të lejojnë tifozët në palestra. Ndoshta hartimi i një udhërrëfyesi për identifikimin e çdo tifozi që hyn në sallë në mënyrë që secili të ketë biletë me numër të vendit dhe rreshtit dhe gjithashtu të kërkohet personalizimi i saj”, thotë Arbër Loxha për Gazetën Enigma.  

Loxha thotë se nuk mund të kërkohet më shumë nga FBK-ja, pasi duket e paarsyeshme sepse federata buk mund t’i edukoj masën.

Ndoshta edhe të kërkoj më shumë përgjegjësi nga klubit që mos të lejojnë mbushjen e palestrave mbi kapacitet pasi shpesh kërkesa për bileta është më e madhe se oferta e mundshme. Të kërkohet më shumë nga FBK-ja është e paarsyeshme pasi institucioni në fjalë nuk edukon masën dhe tifozët, por bënë organizmin dhe mbarëvajtjen e garave”, vlerëson Loxha.

Loxhaj shprehet i shqetësuar se nëse vazhdon në këtë mënyrë huliganizmi do të bëjë që të tërheqen sponsorët, e tërheqja e tyre nënkupton vetvrasje për basketbollin.

Huliganizmi është fenomen shqetësues me të cilin duhet të merret më shumë shteti dhe të përdoret apartuesi i tij i sigurisë. Nëse vazhdon me këtë mënyrë tërheqja e sponsorëve të klubeve do ta vrasë sportin dhe pastaj reagimi veçse është i vonshëm. Palushaj ka bërë mirë që ka lëshuar një paralajmërim pasi është sinjalizim direkt për organet kompetente që të merren më shumë në ndalimin e këtij fenomeni. E nëse vie puna të tërhiqet një sponsor aq i fortë, gjërat pastaj mund të shkojnë në pakthim”, shprehet i shqetësuar Arbër Loxha.

Sipas Loxhajt, FBK duhet të kërkoj ndihmë nga Policia e Kosovës dhe të kërkohet mobilizim nga klubet që të identifikohen tifozët që ia duan të keqen basketbollit.

FBK duhet të kërkoj nga policia që të identifikoj huliganët dhe shteti të merret me ta. Hapi tjetër është që të kërkohet mobilizim edhe nga klubet që të bëjnë më shumë në identifikimin e tifozëve keqdashës që të mos lejojnë ata të kenë qasje në biletat e ndeshjeve”, shprehet Loxha.

Federata e Basketbollit e Kosovës e ka dënuar me tone të ashpëra huliganizmin në finalen e Superkupës së Kosovës duke thënë se nuk do të qëndrojnë pa bërë veprime në këtë drejtim që mos të shfaqen sjellje të tilla.

“Federata e Basketbollit e Kosovës nuk mund të qëndrojë duarkryq para sjelljeve të tilla dhe nuk do të lejojë që ndeshjet e basketbollit të shndërrohen në forume për shfaqjen e dhunës dhe urrejtjes, duke vënë në plan të dytë tërë spektaklin sportiv, mundin dhe investimet enorme që klubet elitare dhe federata po i bëjnë për të zhvilluar dhe avancuar edhe më tej sportin më të dashur në vendin tonë tash e sa vite”, thuhet në reagimin e FBK-së. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles