Humb jetën një fëmijë në Skenderaj në një aksident trafiku

Humb jetën një fëmijë në Skenderaj në një aksident trafiku

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Skenderaj, ku si pasojë e përplasjes mes dy veturave ka humbur jetën një fëmijë, raporton Gazeta Enigma.

Gjashtë persona të tjerë janë lënduar.

Sipas raportit policor,  në aksident janë përfshirë dy vetura, njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Kosovës.

Të lënduarit janë tri femra dhe tre meshkuj, të gjithë me shtetësi kosovare.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, por mjeku kujdestar ka konfirmuar se njëra prej tyre,  një fëmijë,  ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet rreth shkaqeve të aksidentit janë duke vazhduar.

Related Articles