Kapiteni i Uellsit, Gareth Bale doli i nervozuar para mediave pas përfundimit të ndeshjes ku skuadra e tij pësoi nga Danimarka me rezultat 4-0
Rezultati, por edhe pyetjet e gazetarit për të ardhmen e kanë nervozuar yllin uellsian.
“Nuk ishte se si donim të shkonte ndeshja. Ne filluam shumë mirë për 25 minutat e para, por pësuam një gol dhe loja ndryshoi”.
“Ne dolëm në pjesën e dytë duke u përpjekur të luanim dhe fatkeqësisht bëmë një gabim për të pësuar golin (e dytë) i cili mendoj se vrau vrullin tonë”.
“Djemtë janë të zhgënjyer dhe të zemëruar, është e kuptueshme”, ka thënë Bale.
Gazetari i BBC u përpoq më pas të pyeste atë për të ardhmen e tij, por nuk mori përgjigje dhe Bale u largua duke bërtitur me ton të lartë nga mikrofoni./Gazeta Enigma/