Një ngjarje tragjike është shënuar dje në mbrëmje për dy familje kosovare.
Dy nga më të dashurit e tyre, humbën jetën tragjikisht pasi u përfshinë në një aksident trafiku.
Siç merr vesh Sinjali, dy viktimat janë mërgimtarët K.Hoxhaj dhe J.Rexhepi, të cilët humbën jetën pasi nuk arritën t’i përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti i cili dyshohet se ka ndodhur në Hungari.
Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave.