Humbin jetën dy persona nga aksidenti në Klinë, përfshirë një fëmijë

Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku në fshatin Zajm të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar lajmin për Gazetën Enigma.

Gashi ka bërë të ditur se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.

“Dy persona kanë vdekur në aksidentin në fshatin Zajm të Klinës. Bëhet fjalë për dy persona të gjinisë mashkullore, një i rritur dhe një fëmijë”, tha Gashi për Enigmën.

Related Articles