Qeveria e Hungarisë suksesin e Kosovës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, e ka vendosur si të Serbisë.
Kështu në një publikim të ekzekutivit hungarez, medaljet olimpike që i fituan sportistet kosovare i futi bashkë me ato serbe.
Kështu ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër.
“Harta e medaljeve olimpike e qeverisë hungareze duket se pasqyron një realitet fiktiv”, tha Hoxhaj.
“Vendi i merituar i Kosovës në hartë, së bashku me medaljet e fituara, është i pamohueshëm dhe kështu do të qëndrojë”, theksoi ai.
Në këto lojëra, Kosova i ‘rrëmbeu’ dy medalje olimpike.
Për këtë u kujdesen xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.
Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë ndërkaq Fazliu të bronztën.
The Hungarian government’s Olympic medal map appears to reflect an fictive reality.
Kosovo’s rightful place on the map, along with its earned medals, is undeniable and here to stay. Better luck next time with geography. https://t.co/nvlV3l79NK— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) August 12, 2024