Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID, nga sot fillon ora policore

Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID, nga sot fillon ora policore

Ditën e djeshme në vend u shënua rekord i zi, pasi që brenda 24 orëve u shënuan 36 viktima nga COVID-19, shifër kjo e cila ishte më e larta që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020.

Duke e parë gjendjen e rënduar, Qeveria e Kosovës mori masa të reja shtrënguese për të luftuar dhe parandaluar përhapjen e virusit.

Në mesin e masave të reja është kthyer edhe ora policore për të gjithë qytetarët që fillon prej orës 22:00 deri në ora 05:00.

Maska është e detyrueshme gjithandej, përveç në tri raste: Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes; Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike dhe; Gjatë ngrënies apo pijes.

Fillimi i vitit shkollor është shtyer deri më datën 13 shtator. Po ashtu,  është ndaluar shërbimet në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

Related Articles