Kjo është gjendja në pikat kufitare, kaq kohë presin mërgimtarët për të dalë nga Kosova

Kjo është gjendja në pikat kufitare, kaq kohë presin mërgimtarët për të dalë nga Kosova

Ndonëse jemi në fund të muajit gushtë, disa nga bashkatdhetarët ende nuk i kanë përfunduar pushimet në Kosovë.

Si rrjedhojë e kësaj në pikë kalimet kufitare ende vërehet fluks i  veturave. Por, për dallim nga ditët e kaluara ku pritjet për të dalë nga Kosova ishin me orë të tëra, sot vërehet fluks më i vogël i veturave në pikat kufitare.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova në dy pikat më të frekuentuara Merdarë dhe Dheu i Bardhë janë vetëm deri në gjysmë ore.

Edhe në pikën kufitare në Vërmicë pritjet për të dalë nga Kosova janë 15-20 minuta.

Në pikat tjera pritjet janë shumë të vogla.

Related Articles