Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Obiliq, pasi që të njëjtit kishin hyrë të armatosur në zonën e KEK-ut.
“Pas pranimit të informacionit se disa persona të armatosur janë futur në zonën e KEK-ut, njësitet policore nga stacioni Obiliq menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe në një kohë shumë të shkurtër janë lokalizuar dhe arrestuar katër (4) persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar katër (4) armë të gjata dhe (89) fishekë të kalibrit 12mm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Siç njofton policia personat kanë zhvilluar gjueti ilegale në atë zonë.
“Personat e dyshuar kanë zhvilluar gjueti ilegale (që është e ndaluar) në zonë të KEK-ut”, njofton policia.