Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë thirrje që të votohet buxheti i komunës, teksa ka theksuar se qytetarët janë ata që pësojnë nëse buxheti nuk kalon, raporton Gazeta Enigma.
“Nga muaji tetor është bllokuar buxheti dhe nuk po miratohet nga ana e këshilltarëve komunalë që e kanë shumicën në Kuvendin Komunal. Tashmë është afati i fundit për miratim dhe në rast të mos kalimit këto mjete kthehen në buxhetin e shtetit”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, sipas të cilit, gati 40 millionë euro është buxheti për vitin 2025, ndërsa 2.5 milionë euro janë bartje nga 2023 në 2024/
“Ky është bilanci që po humbin qytetarët tanë nga barrikadimi opozitar për të dëmtuar qeverisjen në kurriz të qytetarëve”, tha Hyseni. “Mos votoni për ne, mos votoni për veten, votoni për qytetin e qytetarët”, shtoi ai. / Gazeta Enigma.