Hyseni: Mustafa e Thaçi s’e kanë bërë Asociacionin me dëshirë

Hyseni: Mustafa e Thaçi s’e kanë bërë Asociacionin me dëshirë

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, tha se ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Isa Mustafa kanë qenë të detyruar ta nënshkruajnë marrëveshjen për Asociacionin.



Hyseni, tha se kushdo që mendon se me dëshirë është nënshkruar ajo marrëveshje gabohet rëndë.

“Kushdo që pretendon që Asociacionin e  ka bërë Isa Mustafa apo kushdoqoftë me shumë dëshirë, bën një interpretim skajshmërisht të gabueshëm dhe qëllimkeq. Njësoj siç bën gabim dikush që mendon që Kosova është fut në dialog me shumë keq”, ka thënë ai.

Tutje ai tha se Kosova ka qenë e detyruar dhe nuk ka pasur zgjidhje tjetër përpos se të futet në dialog me Serbinë.

Ai u shpreh se të gjithë e kanë ditur se hyrja në dialog ka qenë gabim, por sipas tij kanë qenë të detyruar.

“Dy muaj pas GJND-së është sponzorizuar projekt-rezolutë në asamblenë e OKB-së, nga të gjitha vendet e BE-së, të cilat kanë ftuar për dialog me Serbinë të lehtësuar nga bE. Me gjitha fuqitë Kosova është përpjekë me kundërshtu dhe pengu daljen në votim të një rezolute të tillë. Nuk mund të luftosh kundër BE-së dhe ShBA-së që qëndronin të heshtura. Ka qenë përpjekje e BE-së për të qetësuar Serbinë pas humbjes në GJND. E kemi ditë që ka qenë gabim, por kemi qenë totalisht të detyruar të futemi”, ka thënë ai në rtv dukagjini.

Hyseni përpos kryeministrin Albin Kurti, e ka kritikuar edhe opozitën për të cilën ka thënë se po i ngjan shumë veprimeve të tij.

Ai tha se Asociacioni është dashtë të zbatohet, por që sipas tij nuk është bërë një gjë e tillë për shkak të ndjeshmërisë politike, dhe kundërshtimit të madh të Albin Kurtit sa ishte në opozitë.

Related Articles