Policia e Kosovës raporton se një person në Mitrovicën e Veriut, pasi i njëjti i ka bërë fotografi intime të dashurës së tij dhe të njëjtat i janë përcjellë një vajze tjetër, e cila më pas i ka publikuar në rrjete sociale.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ku thuhet se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:00.
Me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
Leshak 02.07.2021 ─ 15:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ishe i dashuri i saj mashkull kosovar, pa dijeninë e saj, kishe bërë disa fotografi intime dhe të njëjtat fotografi ia kishte përcjell të dyshuarës femër kosovare e cila ato fotografi i kishte publikuar në rrjetet sociale. Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhërim e të cilit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.