I bëri fotografi intime të dashurës dhe i publikoi në rrjete sociale, Policia jep detaje

I bëri fotografi intime të dashurës dhe i publikoi në rrjete sociale, Policia jep detaje

Policia e Kosovës raporton se një person në Mitrovicën e Veriut, pasi i njëjti i ka bërë fotografi intime të dashurës së tij dhe  të njëjtat i janë përcjellë një vajze tjetër, e cila më pas i ka publikuar në rrjete sociale.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ku thuhet se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:00.

Me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i policisë:

Leshak 02.07.2021 ─ 15:50.  Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ishe i dashuri i saj mashkull kosovar, pa dijeninë e saj, kishe bërë disa fotografi intime dhe të njëjtat fotografi ia kishte përcjell të dyshuarës femër kosovare e cila ato fotografi i kishte publikuar në rrjetet sociale. Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhërim e të cilit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Related Articles