Një rast i tentim-vrasjes u regjistrua mesditën e së hënës në Pejë.
Si pasojë, viktima u lëndua dhe po trajtohet në QKUK.
Ndërkohë, i dyshuari për këtë rast është ende në arrati.
Policia tha se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tri gëzhoja dhe se rasti është duke u hetuar.
