19 vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij nga Vushtrria ka pranuar fajësinë, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili ka njoftuar se aktualisht gjendet në ndalim 48-orësh
“Është arrestuar një i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, dhe i njëjti me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer kjo vrasje, prokuroria dhe policia janë duke mbledhur provat relevante në lidhje me rastin. Gjatë marrjes së deklaratës i pandehuri e ka pranuar fajësinë për vrasjen”, ka thënë Preteni.
Ndërkaq nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. / Gazeta Enigma.