I dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj deklarohet para Gjykatës

I dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj deklarohet para Gjykatës

Pasditen e së premtes, në Ferizaj një grua 21-vjeçare mbeti e vrarë, kurse vëllai i saj 15-vjeçar nga të shtënat me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj mbeti i plagosur.

Në drejtim të tyre dyshohet se kishte shtënë ish-bashkëshorti i viktimës, ndaj të cilit është duke u mbajtur seanca për caktimin e sigurisë.

Nga videot që ka siguruar Klan Kosova brenda gjykatës, i pandehuri V.A. 36 vjeç, dëgjohet duke thënë se për ta takuar ish-bashkëshorten kishte shkuar pas fyerjeve që ia kishte bërë tashmë e ndjera përmes telefonit.

“Kam shkuar te zyrtarja e QPS-së për fyerjet dhe ofendimet që m’i kishte bërë ish-bashkëshortja përmes telefonit, përmes rrjetit social Instagram, e më pas t’ia sjelli djalin, por në bisedë e sipër me ish-bashkëshorten në prezencë të zyrtares të QPS-së konflikti me ish-bashkëshorten dhe vëllain e saj, e cila më ka kap për krahu….”, dëgjohet të thotë ai.

Derisa, shtoi se i ishte kërkuar nga zyrtarja për Punë Sociale që të flasin qetë me ish-bashkëshorten.

“Unë hyna mrena, ajo qika tha uluni në tavolinë më u merr vesh të dytë, folni qetë, unë u ula, ajo s’u ulke. Kom fol gjysë orë me atë të Qendrës Sociale se ajo s’erdh gjysë ore t’u u end. Ajo më thojke so biri yt”, ka shtuar më tej i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes.

Related Articles