Është arrestuar në Londër, Xhemajl Nuhiu, i dyshuari për vrasjen e Muhamet Matoshit më 11 gusht 2025, në Hajvali të Prishtinës.
Siç raporton Top Channel, Nuhiu është arrestuar nga skuadra e gjurmimit të të kërkuar në policinë Metropolitane në Londër.
Po ashtu, TCh raportoi se ka nisur procesi i ekstradimit të të dyshuarit. Pas aktit të vrasjes, Nuhiu kishte arritur të arratisej, derisa Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes pati gjetur një gëzhojë armë zjarri.
Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
