Një 43-vjeçar është vrarë sot në një lokal në Skënderaj.
Siç raportohet, i dyshuari për këtë vrasje, një 63-vjeçar me inicialet H.I, është ende në arrati dhe i njëjti dyshohet se është edhe shtetas anglez, për çka tashmë është njoftuar Policia kufitare.
Sipas burimeve, edhe viktima edhe i dyshuari për vrasje janë nga i njëjti fshat dhe e njëjta lagje.
Policia ende nuk e ka konfirmuar rastin.