Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për rastin e sotëm në Prizren ku një person hodhi një granatë dore në Tregun e Kafshëve, nga e cila u plagosën 10 persona.
Policia në një komunikatë zyrtare ka thënë se gjithçka ka nisur pas një rrahjeje mes disa personave, ku pastaj njëri nga ta ka hedhur granatë duke lënë të plagosur disa persona.
“Ne vendin e ngjarjes kane dale edhe njësiti i hetimeve rajonale te Prizrenit të cilët kanë administruar me prova dhe kanë mbledhur dëshmitë. Fillimisht janë dhënë informacione për tre persona të dyshuar që me vonë me zhvillimin e hetimeve policia ka gjetur se dy persona kanë qenë si kryes të veprës penale, te cilët janë identifikuar dhe policia ka filluar kërkimin për ndalimin e tyre, pasi pas një mosmarrëveshjeje te çastit ndërmjet tregtareve te kafshëve fillimisht ka filluar një rrahje ndërmjet viktimave dhe te dyshuarve ku ne një moment te dyshuarit aktivizojnë dhe hedhin një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin)”, ka thënë policia.
Tutje, aty thuhet se policia ka arrestuar një person, si dhe kontrollet janë zhvilluar edhe në Gjilan.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Sot, me date 22.11.2023, rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate për një rast te “Shkaktimit i rrezikut të përgjithshëm”, ku si pasojë ishin lënduar disa persona nja një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin), te tregu i kafshëve ne Prizren. Nga informatat e para është mësuar dhe dyshohet se 10 persona kane pësuar lëndime. Te gjithë te lënduarit fillimisht janë dërguar ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit duke ju ofruar trajtim mjekësor, ku pesë (5) prej tyre pas trajtimit lirohen për në shtëpi ndërsa pesë (5) tjerë transportohen për trajtim te mëtejmë ne QKUK.
Policia menjëherë sapo ka pranuar informacionin ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar njëkohësisht.
Ne vendin e ngjarjes kane dale edhe njësiti i hetimeve rajonale te Prizrenit të cilët kanë administruar me prova dhe kanë mbledhur dëshmitë. Fillimisht janë dhënë informacione për tre persona të dyshuar që me vonë me zhvillimin e hetimeve policia ka gjetur se dy persona kanë qenë si kryes të veprës penale, te cilët janë identifikuar dhe policia ka filluar kërkimin për ndalimin e tyre, pasi pas një mosmarrëveshjeje te çastit ndërmjet tregtareve te kafshëve fillimisht ka filluar një rrahje ndërmjet viktimave dhe te dyshuarve ku ne një moment te dyshuarit aktivizojnë dhe hedhin një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin).
Gjatë zhvillimit të operacionit për gjetjen dhe ndalimin e tyre ju njoftojmë se policia e Kosovës gjatë operacionit policor për këtë, përveç në vendin e ngjarjes ka kryer kontrolle edhe ne komunën e Gjilanit, ku është lokalizuar i dyshuari R.M, i lindur ne vitin 1982, i cili është shoqëruar ne polici për procedura te mëtejme hetimore dhe, me vendim te prokurorit të Shtetit ndalohet ne afat prej 48-ore, ndërsa operacioni policor është duke vazhduar në kërkim të personit të dytë të dyshuari, ku janë realizuar bastisje ne shtëpinë e tij. Policia rajonale ne Prizren së bashku me prokurorinë e Shtetit është duke punuar që të sqarohet në tërësi rasti i ndodhur te tregu i kafshëve në Prizren, ndërsa për të gjitha të gjeturat do të ju mbaj të informuar.