I gjindet kokainë në veturë, arrestohet një burrë në Prishtinë

I gjindet kokainë në veturë, arrestohet një burrë në Prishtinë

Një burrë është arrestuar gjatë pasdites së djeshme në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.



Policia bën të ditur se në veturën e tij kanë gjetur dy gramë kokainë, katër gramë marihuanë dhe një pistoletë me katër fishekë, njofton Klankosova.tv.

“Rruga “Ferid Curri”, Prishtinë 22.03.2023 – 17:35. Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me katër fishekë, rreth 4 gramë marihuanë dhe rreth 2 gramë kokainë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raport.

Related Articles