Pak pas mesditës, në dalje të fshatit Talinoc i Muhaxherëve, një makinë përplasi njërën nga shtyllat elektrike përskaj rrugës, duke i shkaktuar vdekjen K.G., 36-vjeçare.
Automjeti, sipas një raporti fillestar, devijoi korsinë për shkak të reshjeve atmosferike të shiut dhe mospërshtatjes së shpejtësisë për rrugën lokale që lidh Sazlinë e Talinocin e Muhaxherëve.
Si gjurmët e makinës që janë hequr nga ekipet emergjente, edhe ato të goditjeve nga reshjet e shiut, pasdite nuk shihen gjëkundi.
Rrotull nuk ka as kamera të sigurisë, por kjo nuk pengoi autoritetet të zbulojnë detajet e aksidentit.
Siç mëson televizioni, K.G. vdiq pasi ishte ulur mbrapa, në pjesën ku makina edhe u godit.
Ngasësi i automjetit A.G., 18-vjeçar, dhe pasagjeri krah tij, L.G., 20-vjeçar, mbijetuan vetëm me lëndime të lehta trupore.
Ky i fundit është liruar tashmë në shtëpi, derisa i dyshuari për aksidentin e mesditës është ndaluar për 48 orë.
Gjatë ditës, emergjenca në Ferizaj pranoi të paktën edhe shtatë të aksidentuar tjerë në trafik.