I vdiq gruaja nga virusi, babai kosovar i 7 fëmijëve detyrohet t’ia jap foshnjën një familje për përkujdesje

I vdiq gruaja nga virusi, babai kosovar i 7 fëmijëve detyrohet t’ia jap foshnjën një familje për përkujdesje

Këtë të enjte në emisionin e mëngjesit në Abc u trajtua historia e trishtë e Jeton Nimanit, i cili humbi të shoqen pak muaj më parë për shkak të koronavirusit.

Gruaja e tij ishte shtatzënë dhe u detyrua të sillte në jetë foshnjën para kohe, por fatkeqësisht ndërroi jetë pak orë më pas.

Gjatë intervistës që dha për gazetarët, Jetoni tregoi se kujdesi ndaj shtatë fëmijëve pa ndihmën e gruas është shumë e vështirë.

Jetoni tregoi se gruaja e tij ishte infektuar në një rast familjar dhe se gjatë ditëve të para kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai tregoi se pas tetë ditësh, e kishin dërguar në Spitalin e Pejës dhe më pas drejt Prishtinës, ku dhe ndërroi jetë.

“Pasi dy tre ditësh e kapën ethet, pastaj bëmë një test covidi. Mua më doli negative kurse asaj pozitiv. Ka qenë në gjendje stabil, nuk ka qenë kurrë te mjeku. Pasi doli pozitiv, e çova në vizitë dhe infektologu tha se duhet kujdes me ushqimin dhe të mirëmbahet me hapa. Kaluan 8 ditë pa problem, as më frymëmarrjen. Vëllai i shoqes time e mori dhe e drejtoi për në spitalin rajonal të Pejës.”, tha Jetoni.

Më tej, ai sqaroi se për foshnjën që erdhi në jetë nuk e ka dhënë për birësim por për të po kujdeset një familje, me të cilën ka rënë në kontakt nëpërmjet komunës së Istogut. Ai thotë se gjendja ekonomike e vështirëson më tepër mundësinë për t’u përkujdesur për fëmijët.

“E kam shumë të vështirë për t’i mbajtur fëmijët pa nënë, siç e kam thënë dhe mendoj se njeriu është jetim pa nënë dhe jo pa babë. Foshnjën e vogël e kam strehuar në strehimore te disa familjarë në duar të mira. Më kanë orientuar se është një familje afër meje, e cila kujdeset për fëmijë që iu kanë ndodhur kësi lloj rastesh.”, tha ai. https://abcnews.al/gruaja-shtatzene-vdiq-nga-virusi-babai-i-7-femijeve-detyrohet-ta-coje-foshnjen-ne-strehimore/

Related Articles