Identifikohet i dyshuari për vrasjen në Pejë

Identifikohet i dyshuari për vrasjen në Pejë

Një person është privuar nga jeta në një lokal në rrugën “Gjin Gazulli” në Pejë. Bëhet fjalë për viktimën mbi 40-vjeç i gjinisë mashkullore.

Rastin e ka konfirmuar policia, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i krimeve të rënda dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore.

Po ashtu, tani është identifikuar edhe i dyshuari për vrasjen e viktimës, i cili është në kërkim nga Policia.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Po është identifikuar i dyshuari për vrasjen në Pejë, është në kërkim të Policisë. I dyshuari është më i vjetër në moshë sesa viktima”, tha Gashi.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se prokuroria po merret me rastin.

“Dyshohet se një person në Pejë është privuar nga jeta me armë zjarri. Njësitë relavante kanë dalë në vendin e ngjarjes, si prokurori i krimeve të rënda dhe mjekësia ligjore. Kjo është e gjitha çfarë mund të themi për momentin”, tha Nikçi.

Ndërsa Gashi sot gjatë ditës tha se si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit viktima ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 15:36 policia është njoftuar se në rrugën ‘Gjin Gazuli’ në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Policia iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes dhe ka hasur në një person që dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës.  Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi, transmeton Express.

Related Articles