Ideologji terroriste, policia arreston dy persona në Fushë Kosovë dhe Malishevë

Ideologji terroriste, policia arreston dy persona në Fushë Kosovë dhe Malishevë

Dy persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës, nën dyshimet për ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe shpërndarje e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste, duke përdorur rrjetet sociale.

Arrestimet janë bërë në dy lokacione të ndryshme, në Fushë Kosovë dhe Malishevë.

“Pas një pune operative-hetimore nga zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit të Policisë së Republikës së Kosovës, në koordinim me prokurorin kompetent të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor. Operacioni policor ka përfshirë dy (2) raste të ndara, që kanë rezultuar me tri (3) kontrolle të vendbanimeve në Fushë Kosovë dhe Malishevë, si dhe dy (2) arrestime të personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe shpërndarje e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste, duke përdorur rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, u tha tutje në njoftim. /Gazeta Enigma

Related Articles