IKSHPK alarmon: Omicron më ngjitës se Delta, mund të rrisë hospitalizimet

IKSHPK alarmon: Omicron më ngjitës se Delta, mund të rrisë hospitalizimet

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publike ka alarmuar të enjten se varianti Omicron i COVID-19 është më pak i rëndë se ai Delta, por më ngjitës dhe mund të rrisë hospitalizimet, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga IKSHPK është thënë se ndikimi i këtij varianti aty ku vaksinimi është më i ulët ende nuk është parë, por masat parandaluese, duke përfshirë këtu edhe vaksinimin ofrojnë mbrojtje kundër të gjitha varianteve.

“Njerëzit që janë të vaksinuar kanë shumë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundje të rëndë COVID-19, duke përfshirë variantin Omicron”, thuhet në njoftim.

Related Articles