Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë të diele më 17 tetor, ka dalë me një apel ku ka kërkuar respektim e masave antiCOVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Tutje, IKSHPK ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të vaksinohen.
“Personat e pa vaksinuar janë brenga jonë më e madhe. Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka paralajmëruar rritje të rasteve në rast të hezitimit të vaksinimit.
“Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit”, thuhet në njoftim.
/Gazeta Enigma/.