Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma’.
Sipas njoftimit në 24 orët e fundit janë dhënë 18 mijë e 776 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Si pasojë e infektimit me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 11 persona.
MSh ka njoftuar se deri më sot janë shëruar 263 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107mijë e 288.