IKSHPK thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe t’i bartin maskat

IKSHPK thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe t’i bartin maskat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka apeluar tek qytetarët që të bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe që të vaksinohen.

Sipas një njoftimi, IKSHPK bën të ditur se sot nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga virusi, COVID-19.

Tutje në njoftim thuhet se në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

Lexoni njoftimin e plotë të IKSHPK-së:

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe  vaksinohuni!

Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.

Fatmirësisht sot nuk është raportuar  asnjë rast i vdekjeve nga kjo sëmundje!

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç;

Me dozën e katërt, mund të vaksinohen personat e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë.

MSh dhe IKSHPK  rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të  vaksininohen kundër COVID-19.

Related Articles